Tragjedia në lumin Vollga. Mbi 110 të vdekur në anijen e fundosur
Afër 110 trupa pa jetë, prej të cilëve edhe 30 fëmijë,që humben jetën janë identifikuar
brenda anijes së udhëtarëve “Bulgaria” që u fundos dje në ujëra të lumit Vollga në
Republikën ruse të Tatarstanit, qyteti kryesor i Kazanit, rreth 800 km ne lindje te
MoskësSipas vlerësimeve të fundit, në anije ndodheshin 196 udhëtarë e anëtarë të ekuipazhit,
shumë prej të civilëve ishin turiste. Rreth 80 persona u shpëtuan nga një anije që
kaloi aty pranë. Deri tani flitet për gjashtë viktima të konfirmuara, por polumbarët
kishin parë shumë trupa të pajetë brenda anijes së mbytur. Anija “Bulgaria” 55
vjeçare, e prodhuar në Çekosllovaki, pronë e një agjencie turistike do të bënte një
udhëtim dy-ditor. Rreth orës 14.00 me orën lokale - diçka shkoi keq- dhe ajo u mbyt
brenda 8 minutash. Shkaku i kësaj tragjedie mund të jetë një defekt teknik i anijes
së vjetër apo mbipopullimi i saj. Anija nuk mund të transportonte mase 120 persona,
ndërsa kishte 196 veta dhe nuk e kishte lejen apo licencën për transportim udhëtarësh.
Një prej të mbijetuarve e quajti një anije të vjetër e të keqe. Një tjetër tregon
se nuk kishte shpëtuar dot të shoqen, e cila nuk kishte mundur te mbërthehej pas dorës
së tij. Ndërsa të tjerë flasin për indiferencën e disa prej anijeve që kaluan aty
duke shpërfillur thirrjet për ndihmë. Presidenti rus, Dëmitrij Medvedjev kërkoi
nisjen e hetimeve që do të hedhin dritë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi të rëndë.
Shumë anije të vogla udhëtarësh përshkojnë lumin Vollga, që ndodhet në zemër të Rusisë,
qindra kilometra në lindje të Moskës që zbrazet në Detin Kaspik. Kjo fatkeqësi është
ndër më të rëndat në Rusinë pas sovjetike, me përjashtim të nëndetëses Kurs, më 2000,
që shkaktoi vdekjen e 118 vetëve.