Srebrenica përkujton masakrës 1995-ës për herë të parë me Mladiçin në burg.
Mijëra njerëz janë mbledhur në Srebrenicë të Bosnjës për të përkujtuar 16-të vjetorin
e masakrës së 8 mijë myslimanëve që ndodhi më 11 korrik të vitit 1995 nga trupat serbo-boshnjake.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqësues të kroatëve e të myslimanëve të
presidencës boshnjake. Familjarët e viktimave u mblodhën në varrezën, ku rreshti i
lapidarëve të bardhë tregon varret e mbi 4 mijë myslimanëve, ndërsa 613 varreza të
hapura kohëve të fundit presin dorëzimin e eshtrave të mbetura të viktimave të gjetura
e të identifikuara. Për t’i shlyer gjurmët e masakrës, serbo-boshnjakët kanë grumbulluar
me mijëra trupa në varreza të përbashkëta, pastaj i kanë nxjerrë nga varrezat dhe
i kanë rivarrosur nëpër pyje përreth qytetit. Sivjet është hera e parë që përkujtohet
masakra e tmerrshme e Srebrenicës pa Mlladiçin, që kur më 26 majin e kaluar gjenerali
serbo boshnjak është arrestuar e transferuar në Hagë para Gjykatës penale ndërkombëtare
për ish Jugosllavinë, për t’u përgjigjur për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Masakrat më të tmerrshme të luftës në Bosnje bartin nënshkrimin e tij, duke u nisur
pikërisht nga masakra e Srebrenicës, mendja e ideatori i së cilës ishte pikërisht
Mlladiç. Javën e kaluar, një gjykatë holandeze u dha të drejtë viktimave të masakrës
duke dënuar Hagën pse ka lejuar vdekjen e së paku tre myslimanëve, duke i dorëzuar
ata në policinë serbo-boshnjake. Në vendimin e saj, gjyqi vënë nën akuzë ushtarët
holandezë të cilët është dashur të garantonin sigurinë e civilëve, duke ditur atë
do të ndodhte, sepse e kishin pa më parë tmerrin e trupave serbo-boshnjake në sulmet
e tyre kundër myslimanëve.