2011-07-10 18:41:51

Papa Ratcinger: kujton shën Benediktin, Abat, pajtor qiellor i Evropës


Në përfundim të fjalimit të shkurt shqiptuar gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Kastelgandolfo, Papa kujtoi se nesër bie festa e Shën Benediktit, Abat e Pajtor qiellor i Evropës.
Në dritën e Ungjillit të sotëm që përqendrohet mbi shëmbëlltyrën e Mbjellësit, “ta shikojmë atë – tha Ati i Shenjtë Ratcinger – si mësues të dëgjimit të Fjalës së Zotit, një dëgjim i thellë e i ngulshëm. Përherë duhet të mësojmë nga Patriku i madh i monakizmit perëndimor për ti dhënë Hyjit vendin që i takon, vendin e parë, duke i ofruar Atij, me lutje të mëngjesit e të mbrëmjes, veprimtarinë e përditshme”.
“Virgjëra Mari – përfundoi Benedikti XVI / na ndihmoftë të jemi, sipas shembullit të saj, ‘tokë e mirë, ku fara e Fjalës së Hyjit të mund të sjell shumë fryte”.







All the contents on this site are copyrighted ©.