Më 8 korrik kalendari kishtar përkujton shenjtorët Akuila e Prishila
Sot më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Akuila e Prishila, bashkëshortë
martirë, nxënës të shën Palit. Sot më 8 korrik, kalendari Kishtar përkujton shën
Akuilën e shën Prishilën, dishepuj shumë të dashur të shën Palit e bashkëpunëtorë
në kauzën e Ungjillit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij, posaçërisht në Letrën
shkruar Efezianëve, Korintianëve e Romakëve. Akuila ishte hebre i ardhur nga Ponto
i Azisë së Vogël, në Romë, e ku u martua me të shoqen, Prishilën, e po ku kishte hapur
edhe një punishte për regjjen e lëkurave. Shën Pali Apostull duke i njohur cilësitë
e mira dhe virtytet e këtij çifti bashkëshortor, u kërkoi të mikpritët e të banonte
në shtëpinë e tyre në Korint. Dy bashkëshortët e shoqëruan Palin edhe në Siri, deri
në Efez. Këtu e përgatitën në katekizmin e krishterë Apolin, jude nga Aleksandria
e gojëtar i njohur, njohës i madh i Shkrimeve të Shenjta, por nuk kishte shumë njohuri
për doktrinën e krishterë, si për shembull për pagëzimin e Jezusit. Akuila e Prishila
e përgatitën dhe e pagëzuan para se të niseshin për në Korint. Nuk dihet me siguri
e saktësi as data e lindjes, as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë, por dimë
me siguri se qenë model i besnikërisë bashkëshortore e dëshmitarë të bindur e shembullor
në fenë e krishterë. Të vetmet burime mbi ta janë citimet biblike. Disa e identifikojnë
Prishilën me virgjërën dhe martiren romake Priska e Akuilën me njërin nge banorët
e Açilies, e lidhur me Katakombe, prandaj të dy kanë vdekur të martirizuar me kokëprere. E
dimë edhe se menjëherë pas paqes Kostandiniane, për nder të tyre u ngrit një Kishë.
Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin dy njerëz të kohëve
të lashta, duhet të mësojmë nga Akuila e Prishila, që flijuan jetën, për të mbrojtur
sivëllezërit në fe”.