2011-07-08 15:53:43

Emërime të reja në Apsa: kryeipeshkvi Kalkanjo kryetar i ri; imzot Mistò, sekretar i ri.


Papa pranoi kërkesën e kardinalit Atilio Nikora, kryetar i Aif (Autoritet i Informacionit Financiar) për t’u liruar nga detyra e kryetarit të Apsa-s (Administrata e Pasurisë së Selisë Apostolike) dhe thirri për të mbuluar këtë detyrë, imzotin Domeniko Kalkanjo, kryeipeshkëv-ipeshkëv nderi i Savona-Nolit, deri tani, sekretar i Apsa-s. Njëkohësisht Papa emëroi sekretar të Apsa-s, imzot Luigji Mistò, deri më sot, drejtor i Institutit të Lartë të Studimeve Fetare dhe i Fondacionit Ambrozian “Pali VI”; Imzot Mistò kryente edhe detyrën e drejtorit të Shërbimit të kryedioqezës së Milanos për promovimin dhe ndihmën ekonomike ndaj Kishës.Kardinali Nikora tani mund t’i kushtohet plotësisht drejtimit të Aif, ngritur nga Benedikti XVI me Motu Proprio-n e 30 dhjetorit 2010, lidhur me riciklimin, për të përballuar në mënyrë organike ballafaqimin e dialogun me institucionet ndërkombëtare të interesuara, në mënyrë që, përmes vlerësimeve të nevojshme, Selia e Shenjtë dhe Qytet-Shteti i Vatikanit të mund të njihen si “vend ekstra –komunitar i barasvlershëm”, duke bërë pjesë në të ashtuaujturën “White list” (Lista e bardhë), listë e shteteve, ligjet e të cilave u përgjigjen kërkesave ndërkombëtare, që i kundërvihen riciklimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.