Përkujtojmë Dom Lazër Shantojen përvjetorin e lindjes
Si sot më parë, më 7 korrik 1891 lindi në Shkodër Lazër Shantoja, meshtar katolik,
i pushkatuar nga komunistët më 5 mars 1945, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë
shqiptare, në listën e martirëve të Kishës katolike shqiptare për t’u lartuar në nderimet
e elterit si martir i Kishës katolike universale, i denjë prej kohe për të hyrë në
Panteonin e letrave shqiptare. Në këtë përvjetor të ditëlindjes, po e kujtojmë me
një buzagaz që buron prej njërit nga shkrimet tij satirike e që flet vetë për aktualitetin
e veprës së Dom Lazër Shantojës: Ora nder Valle Prej Fjalorit Evolucjon
– Âsht zhvillimi i nji sêndi, i nji organizmit o i nji shoqënís prej nji trajtës mâ
të fjeshtë e primitive, në nji tjeter mâ t’ unjishme e të plotësueme. Me fjalë të
kjarta e mâ shqype nji njeriut në evolucjon kishin me i thanë: âsht porsi hana e Bajramit,
qi ndrron demek pà prâ… Kena shumë evolucjone. Per tregim po bìm evolucjonin fjeshtë
politik e atè modist politik. Evolucjoni fjeshtë politik âsht ky: Rrnoftë Turkija! Rrnoftë
Mali i Zí! Rrnoftë Internacjonali! Rrnoftë Princ Wiedi! Rrnoftë Krajl Nikolla!
Rrnoftë Austrija! Rrnoftë Jugoslavija! Rrnoftë Shqypënija! Evolucjon
modist-politik: Brandavekë me xhamadan e qylah. Çakçirë me xhamadan e qylah. A
la franca me fes Shqypënijet… V.O. Nder né pak kush e ka bâ politiken petk; perkundrazi
shumë kush e ka bâ petkun politikë… Ekspoze: Kuer interpelohet nji Minister prej
anës së Parlamentit e nuk din mâ kah’ me ja mbajtë, Ministri thotë: “Kam me ju dhanë
të gjegjun të hanen…” e të hanen deklamon nji ligjeratë të gjatë e të merzitshme qi
vên në gjumë Parlamentin. Ministri kësodore ka bâ nji ekspose!... Y., Ora e Maleve,
Shkodër, e shtunde, 11 Gusht 1923, nr. 18