2011-07-07 20:43:22

Ministri Jashtëm E. Hoxhaj: Italia mbështet Kosovën në BE


Ministri i Jashtëm i Kosovës Hoxhaj Enver takoi në Romë ministrin e Jashtëm italian Franco Frattini. Gjatë takimit u trajtuan çështje të rëndësishme me interes të përbashkët. Në vizitën e parë zyrtare të një ministri të jashtëm kosovar në Farnesina të Romës, u fol mbi marrëdhëniet bilaterale, mbi përforcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme: nga marrëdhëniet shtetërore deri tek investimet në sektorë të ndryshëm në Kosovë, për çka Italia tregoi interes e gatishmëri, posaçërisht për mbështetjen e shtetit të ri në rrugën drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin e Evropian, siç pohon në mikrofonin e Radio Vatikanit ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj Enver........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.