2011-07-06 15:55:19

Papa do të niset për Kastel Gandolfo. Ndërpriten audiencat e përgjithshme. Rifillojnë më 3 gusht.


Pas veprimtarive të fundme të sotme, Benedikti XVI përgatitet të largohet nga Roma, drejt Kastel Gandolfos, ku do të kalojë një periudhë pushimi.
Papa do të niset nesër pasdite për në selinë e tij verore. Kështu, duke filluar që sot, e duke vijuar gjatë gjithë korrikut, audiencat e përgjithshme të së mërkurës do të ndërpriten, për të rifilluar nga data 3 gusht.
Ndërkaq Papa do ta kremtojë rregullisht Lutjen e Engjëllit të Tënzot të mesditës nga Pallati Apostolik i Kastel Gandolfos.
Këto vite, gjatë katekizmit të të mërkurave, ditë takimesh masive me besimtarë e shtegtarë nga mbarë bota, Papa Racinger ka pikturuar një afresk të madh të Kishës e të protagonistëve të saj, duke nisur nga viti 2006, me ciklin kushtuar Krishtit, për të vijuar me Apostujt e me dëshmitarët e parë të fesë së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.