2011-07-05 18:47:28

Siri: Hama, 11 të vrarë nga forcat e sigurimit


Një burim i Komitetit të koordinimit të lëvizjes kundër regjimit në Hama, në Siri, tha se 11 njerëz kanë vdekur në një shtënë me armë nga forcat e regjimit. “Forcat e sigurimit dhe bandat e armatosura shabbiha kanë arritur rreth orës 12.’00 në afërsi të stacionit hekurudhor..të mbështetur nga buldozerë për të hequr barrierat e ngritura nga qytetarët...Policët e shabbiha kanë shtie me armë zjarri kundër barrikadave, duke vrarë 11 persona”.
Aktivistët thonë se trupat siriane kanë arrestuar qindra persona në qytetin qendror Hama, që ishte vendi i protestave të mëdha kundër presidentit Bashar al-Asad, javën e kaluar. Mjekët thanë se tre vetë janë vrarë. Banorët thonë se së paku 30 autobusë me ushtarë kanë hyrë në qytetin e Hamës në mëngjesin e djeshëm. Pastaj, sipas banorëve, trupat kanë kontrolluar shtëpitë, kanë ndërmarrë arrestime dhe në disa raste kanë hapur zjarr. Kryetari i Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut i ka thënë se 250 vetë janë arrestuar në qytetin Hama.







All the contents on this site are copyrighted ©.