2011-07-05 13:19:02

Papa: vizitë në selinë e gazetës l’Osservatore Romano, me rastin e 150 e themelimit


Benedikti XVI mbështet e miraton veprimtarinë e gazetës së përditshme të Vatikanit, l’Osservatore Romano” e cila ndër qëllimet e saj ka edhe “vështrimin e problemeve shoqërore” duke sjell fakte e aspekte “negative”, por ajo ofron edhe një pasqyrë të shkëlqyeshme e të plotë të shtypit botëror”, nënvizoi Papa, sepse “lexuesve u mundëson të informohen edhe me shumë lajme pozitive e inkurajuese që nuk mungojnë në botën tonë, lajme që shpesh herë nuk gjejnë hapësirën e duhur në gazetari e në media”.
Kështu tha Papa Ratcinger gjatë vizitës së sotme në selinë e gazetës së Selisë së Shenjtë L’Osservatore Romano, me rastin e 150 vjetorit të saj, që u shënua më datën 1 korrik.
Benedikti XVI e quajti të “çmueshme e cilësore” punën e përditshme që zhvillon e përditshmja vatikanase, e shpjegoi se deshi të shkonte për të vizituar gazetarët e kësaj përditshme, siç theksoi “në mesin tuaj, për ti shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që konkretisht e ‘bëjnë’, e krijojnë gazetën me përkushtim njerëzor e të krishterë dhe me profesionalizëm”.
Benedikti XVI vlerësoi funksionin e Osservatore Romano-s që i ndihmon “besimtarët ti konsiderojnë problemet e momentit në dritën e fjalës së Krishtit e të Magjisterit të Kishës dhe më vështrimin e vazhdueshëm të shenjave të kohës”. Në këtë perspektivë – vijoi Ati i Shenjtë – e përditshmja e Selisë së Shenjtë “paraqitet si burim i çmueshëm, që kërkon të njihet e të vlerësohet përherë e më shumë”.
Së fundit Papa inkurajoi të punohet “me gëzim në ‘aeropagun’ e madh të komunikimeve moderne, duke vlerësuar historinë e gjatë kësaj gazete të shquar”; e tha se “rrënjët e forta” na ndihmojnë të “shikojmë me shpresë në të ardhmen”, e ndihmojnë edhe në “formimin e përshtatshëm teknik e profesional”.







All the contents on this site are copyrighted ©.