2011-07-05 16:16:13

Papa vizitoi selinë e l’Osservatore Romano në 150 vjetorin e themelimit: gazetë që kumton Ungjillin e shkon në rrënjë të ngjarjeve


Papa vizitoi selinë e gazetës l’Osservatore Romano në 150 vjetorin e themelimit: e vetmja gazetë që kumton Ungjillin e shkon në rrënjët e ngjarjeve.
Një gazetë unike që ndihmon besimtarët ti vlerësojnë ngjarjen e ti lexojnë shenjat e kohës me shpresën e fesë: kështu, Benedikti XVI e përcaktoi “L’Osservatore Romano”, të përditshmen e Selisë së Shenjtë, gjatë vizitës së sotme në selinë e saj, me rastin e 150 vjetorit të themelimit që u shënua më datën 1 korrik.
Ati i Shenjtë, që foli pa tekst, u shprehu mirënjohjen personale të gjithë atyre që “e krijojnë” këtë gazetë “me përkushtim njerëzor e të krishterë si dhe me profesionalizëm”. Një punë e “çmueshme dhe cilësore, në shërbim të Selisë së Shenjtë”. Atin e Shenjtë Jozef Ratcinger e përshëndeti e falënderoi për vizitën e sotme, drejtori i gazetës, prof. Giovanni Maria Vian.
“Dua të ju them me zemër siç bëhet në shtëpi: gëzuar ditëlindjen!”: kështu, me thjeshtësi, Papa Benedikti XVI deshi të shprehte mirënjohjen e tij të përditshmes së Selisë së Shenjtë, e cila arriti “një cak të rëndësishëm” 150 vjetorin e jetës. Gjatë vizitës së tij, Papa u takua me personelin e Osservatore Romano, një qind persona me kombësi të ndryshme, e në fjalimin e tij u ndal mbi kontributin e veçantë që gazeta e drejtuar nga Giovanni Maria Vian ofron në panoramën e informacionit:
“Nuk është vetëm një ofiçinë (fabrikë), është sidomos një observator i madh, siç thotë emri; vrojtore për të pa realitetin e kësaj bote e për të na informuar mbi këto realitete. Ajo pasqyron...si gjërat e largëta e po kështu edhe ato të afërta”.
Pastaj Papa u ndal mbi atë që ai e përcaktoi si “njërin prej avantazheve të mëdha të Osservatore Romano-s” , do të thotë “një informim universal që realisht e sheh botën në tërësi, e jo vetëm njërën pjesë të saj”:
“Rregullisht në gazeta informohet, por me një epërsi të informimit mbi botën personale që nga një herë bënë të harrohen pjesët tjera të tokës që nuk janë fare më pak të rëndësishme. Kështu shihet diçka që përkon me karakteristikën “urbs et orbis” të katolicitetit, e në një farë kuptimi edhe me trashëgiminë romake: të shikosh realisht botën, e jo vetëm vetveten”.
Më tej Papa shtoi duke thënë se “l’Osservatore Romano” merret me “gjëra të largëta” edhe në një vështrim tjetër:
“L’Osservatore nuk mbetët në sipërfaqe të ngjarjeve, por shkon në rrënjë: përtej sipërfaqes, na tregon rrënjët kulturore, thellësinë e gjërave. Për mua është, jo vetëm një gazetë, por edhe një revistë kulturore. E admiroi faktin se si është e mundur të na jep çdo ditë një kontribut madha e si na ndihmon ta kuptojmë më mirë qenien njerëzore, burimet prej nga rrjedhin gjërat dhe çelësin për t’i kuptuar, realizuar, shndërruar”.
Në vijim, Pap shtoi, e përditshmja vatikanase i “ sheh edhe gjërat e afërta”, “botën tonë të vogël e cila megjithatë është një botë e madhe”. Benedikti XVI konstatoi se “askush nuk mund të informoi mbi gjithçka”:
“Gjithmonë është e nevojshme një zgjedhje, një shqyrtim e një përacktim. Prandaj në paraqitjen e fakteve, është vendimtar kriteri i përzgjedhjes: nuk ekziston kurrë vetëm fakti i pastër në vetvete, përherë ekziston edhe një zgjedhje që përcakton se çka duhet të duket e çka nuk duhet të duket”.
Në vazhdim Papa vuri në pah se sot zgjedhja e prioriteteve, “është shpesh dhe në shumë organe të opinionit publik, shumë e diskutueshme”.. L’Osservatore Romano nga ana e saj ka si udhërrëfyes drejtësisë e Ungjillin. Prandaj, pohoi, “kemi si kriter drejtësinë”, dhe “shpresën që vjen nga feja”. Ja se pse, përfundoi me mirënjohje Papa, l’Osservatore Romano nuk ofron vetëm “informim” por edhe “formim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.