2011-07-05 18:59:45

Nënat e Srebrenicës të kënaqura me dënimin e helmet kaltërve holandezë


Sot Gjykata e apelit në Amsterdam ka dhënë një gjykim, sipas të cilit Holanda është përgjegjëse për vrasjen e tre myslimanëve në Bosnjë, për mungesën e mbrojtjes së civilëve, gjatë masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995. Gjykata ka gjetur se qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasje, sepse siç shpjegoi zëdhënësja e gjykatës, paqeruajtësit holandezë të vendosur atje në atë kohë “nuk është dashur t’i dorëzonin ata” tek forcat pushtuese serbe të Bosnjës. Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet kompensimi. Srebrenica ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës e patën pushtuar qytetin dhe në mënyrë sistematike i vrarë afro 8 mijë djem e burra myslimanë. Qeveria e Holandës tha se ushtarët e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatë incidentit. Rasti në gjykatën e apelit qe ngritur nga Hasan Nuhanoviq, përkthyes, që në masakër e përmendur kishte humbur vëllain dhe babanë dhe shumë nga farefisi i viktimave të Srebrenicës, si Rizo Mustafiq. Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikojë që edhe viktima tjera të kërkojnë kompensim nga Holanda.







All the contents on this site are copyrighted ©.