2011-07-05 12:27:43

Komenti i kardinalit Piaçenca, kushtuar tekstit të Kongregatës për Klerin, në ndihmë të Rrëfyesve dhe të Drejtuesve shpirtëror.


Rreth katër muaj pas botimit, kardinali Mauro Piaçenca, Prefekt i Kongregatës së Klerit, kujton tekstin-ndihmës për Rrëfyesit dhe Drejtuesit shpirtëror, kushtuar Sakramentit të pendesës e të pajtimit, në perspektivë të shenjtërisë së krishterë. Dokumenti, që tashmë u është dërguar të gjitha Konferencave Ipeshkvnore të botës, jep orientime praktike, të cilat kanë të bëjnë sa me botën e pendestarit, aq edhe me rrëmimin e ndërgjegjes së meshtarit e edhe me rrëfimin e vetë meshtarëve. Duke komentuar Dokumentin, kardinali Mauro Piaçenca thekson:

Po përgjigjem, para së gjithash, me një shprehje të Shenjtërisë së Tij, kur u pati folur pjesëmarrësve të Kursit të 21-të, organizuar nga Pendestaria Apostolike, marsin e kaluar. Papa u pati drejtuar thirrjen: “Duhet të rikthehemi në rrëfyestore, si vend në të cilin kremtohet Sakramenti i pajtimit, Sakramenti i ngushëllimit, i takimit me Zotin, që të këshillon, me gojën e meshtarit, të flet, të thotë se të falë e të do. Do të ndjesh, kështu, praninë e mëshirës së Zotit, e, menjëherë pas, praninë e dashurisë së Tij, përmes Eukaristisë.
A ka lidhje ky dokument, me ungjillëzimin e ri?

Po, pa dyshim ka lidhje, edhe pse ungjillëzimi i ri duhet nisur – e kjo nuk është slogan, por realitet – nga jeta konkrete. Për ne, jeta konkrete është pikërisht jeta sakramentore, është jeta e hirit. Prandaj u botua dokumenti, që kleri të ketë një pikëmbështetje, fryt i Vitit Meshtarak, një mjet për formimin e tij. Sepse Kisha duhet të formojë pikërisht një kler, që është në gjendje t’i përgjigjet me sukses Ungjillëzimit të ri. Pa kremtimin e Sakramentit të rrëfimit e pa drejtim shpirtëror, nuk mund të ketë ungjillëzim të ri. Mund të themi se ungjillëzim i ri do të thotë përtëritje e përhershme e Kishës. E rrëfyestorja është pikërisht vendi ku nis përtëritja e shpirtërave.







All the contents on this site are copyrighted ©.