2011-07-05 16:42:17

Atë Lombardi: shugurimet e fundit meshtarake të Bashkësisë së Shën Piut X janë të paligjshme.


Shugurimet meshtarake të kohëve të fundit në Bashkësinë e Shën Piut X, duhen konsideruar të paligjshme: këtë pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. Duke u dhënë përgjigje disa pyetjeve mbi argumentin, Atë Lombardi pohoi edhe një herë fjalët e Papës Benedikti XVI, shkëputur nga Letra drejtuar Ipeshkvijve të Kishës Katolike, më 10 mars 2009:“Meqenëse Vëllazëria (e Shën Piut X), nuk ka pozitë kanonike në Kishë – nënvizon Benedikti XVI – edhe meshtarët e saj nuk ushtrojnë shërbime të ligjshme në Kishë. (…) Derisa të mos sqarohen çështjet, që kanë të bëjnë me doktrinën, Vëllazëria nuk ka asnjë lloj vendi kanonik në Kishë, e edhe ata që i shërbejnë (…), nuk ushtrojnë në mënyrë të ligjshme asnjë shërbim në Kishë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.