2011-07-04 18:54:12

Papa ipeshkvijve të Afrikës lindore: vazhdoni t’ia çoni Ungjillin njerëzve të kontinentit.


Vazhdoni t’ia çoni “fjalën çliruese të Ungjillit” grave e burrave të Afrikës: këtë nënvizoi Benedikti XVI, në një telegram nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar Shoqatës së Konferencave ipeshkvnore të Afrikës lindore (Amecea) mbledhur këtyre ditëve në Kénia, për asamblenë e 17-të plenare. Në dokument – drejtuar kryeipeshkvit të Nairobit, imzot John Njue – Papa uron që, përmes takimit me Krishtin, besimtarët afrikanë të “mund të përgjigjen me urti, dashuri, bamirësi e guxim ngjarjeve e sfidave” që duhen ti bëjnë ballë në jetën e përditshme. Ati i Shenjtë përgëzoi prelatët afrikanë për 50 vjetorin e fondacionit të shoqatës së konferencave ipeshkvnore të Afrikës lindore.







All the contents on this site are copyrighted ©.