2011-07-01 19:37:55

Papa nuk do të viziton Serbinë pa thirrje të ortodoksëve


Papa Benedikti XVI nuk do të vizitojë Serbinë pa ftesën formale nga ana e Kishës ortodokse serbe. Kështu tha Nunci Apostolik në Beograd, kryeipeshkvi imzot Orlando Antonini, sipas të cilit pranë një thirrje eventuale të qeverisë e të hierarkisë katolike, preferohet që të ketë një konsensus edhe ana e bashkësisë më të madhe fetare në vend apo nga Kisha e saj. “Praktika e zakonshme është që ftesa formale të dërgohet së paku një vit para vizitës, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme”, tha nunci Antonini në një intervistë dbotuar sot në të përditshmen ‘Politika’.
Në pyetjen nëse Papa mund të pranojë ftesën e presidentit Boris Tadiç e të vizitojë Serbinë pa asnjë thirrje nga ana e Kishës ortodokse, kryeipeshkvi Antonini tha se kjo është e mundshme në teori por jo në praktikë, pasi që kjo nuk është e lejueshme nga parimet themelore të mirësisë.
Kohëve të fundit është fol shumë herë mbi mundësinë e një vizite të Papës Benediktit XVI në Serbi më 2013, me rastin e kremtimeve për 1700 vjetorin e Ediktit të Milanos që shënoi fundin e persekutimeve të të krishterëve. Kremtime të tilla janë në program të mbahen në Nish, qytet ku lindi perandori romak Konstantinim autor i Ediktit të Milano në vitin 313.
Kisha ortodokse serbe, mes tjerash, ditëve të kaluara ka kritikuar ashpër Papën që, gjatë vizitës së tij apostolike në Kroaci (4-5 qershor) nuk ka shkuar në ish-kampin e përqendrimit në Jasenovac për të nderuar qindra serbë, mijëra hebrenj e romë të vrarë në atë lager gjatë luftës së dytë botërore. Papa është kritikuar ndaj edhe për nderimet që bëri në Zagreb pranë varrit të kardinalit Alojzije Stepinac, kardinal kroat që pas konfliktit botëror qe gjykuar e dënuar për bashkëpunim me nazistët, shkruan Politika. Po historia tashmë dihet se si ka shkuar.
Shtojmë se në realitet nuk dihet që Papa të ketë kërkuar apo të ketë shpreh ndonjëherë dëshirën për të vizituar Serbinë, çka tregon se nga Vatikani nuk i është bërë kurrfarë kërkese as qeverisë e as Kishës ortodokse për ndonjë vizitë të mundshme të Atit të Shenjtë në Serbi, siç është shkruar e polemizuar shpesh në mediat serbe të kohëve të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.