2011-07-01 17:04:26

Ndjeti i përgjithshëm e misionar i lutjes për muajin korrik


Gjatë muajit korrik, që sapo filloi, duke mbyllur faqet e fundit të ditëve të qershorit, kushtuar Zemrës së Krishtit, Papa na fton të lutemi bashkë me të, duke ndjekur ndjetet e tij për këtë muaj, kur njerëzit shpërndahen nëpër botë për të kërkuar e për të gjetur pakëz qetësi, pas punës së një viti të tërë.
Papa i fton besimtarët të luten e të impenjohen për lehtësimin e vuajtjeve materiale e shpirtërore të të sëmurëve nga Sida, posaçërisht në vendet më varfëra të botës. E ky është ndjeti i përgjithshëm.
Ndërsa ndjeti misionar i fton besimtarët të luten për rregulltarët, të cilët punojnë në viset e misionit, që të bëhen, në gjirin e njerëzimit, dëshmitarë të gëzimit të Ungjillit; shenjë e gjallë e dashurisë së Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.