2011-07-01 17:54:11

Libi: ndërmjetësimi afrikan mes Tripolit e rebelëve


Ndërsa nuk ndalen bombardimet e Naros, ekzistojnë negociata të drejtpërdrejta ndërmjet Tripolit e rebelëve për t’i dhënë fund konfliktit në Libi. Njoftimi nuk vjen nga ndërmjetësuesit apo ndonjë burim tjetër por për herë të parë, njofton një nga personat më të afër të Muammar Gedafit, Ajsha, 35 vjeç, vajza e vetme e kolonelit. Ndërsa në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit afrikan në zhvillim e sipër në Malabo, kryeqytetin e Guinesë, një grup pune është duke bërë përpjekjet e ndërmjetësimit në konfliktin libian duke propozuar një tabelë marshimi që përfshin armëpushimi n, ndihmat humanitare, një periudhë tranzicioni dhe reformat që sjellin demokracinë dhe zgjedhjet.
Papa FAOs: egoizmat e spekulimet me ushqimin janë shkaku i urisë në botë. Miliona fëmijë janë të dënuar me vdekje të hershme apo të shfrytëzuar në shkëmbim të një kafshate buke.
Nato është duke përgatitur ndërhyrjen trupave ushtarake tokësore në Libi. Kështu njofton agjencia Ria Novosti, duke cituar ambasadorin rus pranë Aleancës, Dmitri Rogozin. “Mendoj se shumë shpejt do të shohim fazën e dërgimit të trupave tokësore në Libi”, tha Rogozin, duke nënvizuar nevojën e sqarimit rreth polemikave që shpërthyen ndërmjet Moskës e Parisit mbi furnizimin e armëve rebelëve berberi nga ana e Francës.







All the contents on this site are copyrighted ©.