2011-07-01 18:27:55

Ipeshkvijtë evropianë do të takohen në shtator në Tiranë


Nga data 29 shtator deri më 2 tetor të ardhshëm në Tiranë do të mbahet konferenca e Presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore Katolike të Evropës. Një ngjarje e rëndësishme kishtare që do të ketë për temë “Ungjillëzimin e ri në Evropë”, e gjatë së cilët do të trajtohen tema të ndryshme kishtare e shoqërore.
Mbledhja e kryetarëve të konferencave ipeshkvnore katolike e personaliteteve tjera kishtare evropiane në Tiranë është edhe një mirënjohje ndaj Kishës martire shqiptare dhe vlerësim për punën e bërë në periudhën pas rënies së regjimit e të diktaturës komuniste, veprimtarinë e Kishës katolike në fushën e ungjillëzimit të ri e në shërbim të popullsisë pa dallim feje apo çfarëdo dallimi tjetër. Më hollësisht mbi këtë ngjarje kishtare, të dëgjojmë presidentin e konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirditën.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.