2011-06-30 16:38:29

“Zoti nuk është objekt i eksperimentimeve njerëzore”: tha Papa gjatë dorëzimit të “Çmimit Racinger” tre studiuesve të teologjisë.


Papa i dorëzoi sot “Çmimin Ratcinger” Simonettit, De Cardedalit e Heimit. Teologjia nuk është diçka e së kaluarës, është sfidë, kërkon përvujtërinë.
Një pergamenë e një çek prej 50 mijë eurosh: ky është “Çmimi Ratcinger” që Papa Benedikti XVI i dorëzoi sot paradite në Sallën Klementina në Vatikan mbushur me kardinaj, ipeshkvij e profesorë, tre studiuesve të shquar të teologjisë: profesor Manlio Simonettit, studiues i Literaturës së lashtë të krishterë e Patrologjisë në Universitetin e Romës La Sapienza; profesor Olegario Gonzalez de Cardedal, meshtar profesor i Teologjisë sistematike në Madrid, profesor Maximilian Heim, docent i Teologjisë fundamentale e dogmatike dhe abat i Manastirit cisterçens të Heiligenkreuz në Austri.
Studiuesit e shpërblyer nga Papa, i paraqiti shkurtimisht kardinali Camillo Ruini, president i Komitetit shkencor të “Fondacionit Vatikanas Joesph Ratzinger- Benedikti XVI”, organizëm që administron të drejtat e autorit të Papës dhe i cili me mandat të Atit të Shenjtë Racinger ka themeluar çmimin (që për autorësinë që gëzon mund të konsiderohet një çmim “Nobel katolikë”) duke dhënë këtë çmim për herë të parë sivjet.
Vëmendja ndaj teologjisë e kontributit të saj edhe në planin shkencor është një ndër aspektet që karakterizon mendimin e Papës Benediktit XVI.
Teologjia nuk duhet syrgjynosur në të kaluarën, në histori: ajo është sfidë që kërkon, edhe “përvujtërinë”. Këto janë fjalët që shqiptoi Papa, gjatë fjalimi të tij mbajtur sot paradite në Vatikan me rastin e dorëzimit të çmimit Racinger dhënë tre teologëve të lartpërmendur.
Çka është teologjia me të vërtet? Pyeti Papa Benedikti XVI, duke shfrytëzuar rastin e Çmimit që bartë emrin e tij, për të ofruar një diskutim të lartë shkencor.
“Teologjia – argumentoi Jozef Racinger duke u kthyer për një ditë si profesor për t’iu drejtuar si koleg të gjithë teologëve tjerë të pranishëm – sipas traditës “është shkencë e fesë”. "Mirëpo këtu lind menjëherë pyetja: a është më të vërtetë e mundshme kjo? A nuk është në vetvete një kundërshtim?”. “Shkenca – pyeti Papa – mos ndoshta nuk është e kundërta e fesë? A nuk mbaron feja të jetë fe, kur bëhet shkencë? E shkenca nuk mbaron të jetë shkencë atëherë kur rregullohet apo deri edhe vihet në varësi të fesë?
Çështje e pyetje që, qysh në kohën e teologjisë mesjetare përfaqësonin një problem serioz, e të cilat me botëkuptimin modern të shkencës janë bërë edhe më urgjente e të domosdoshme, e që në një shikim të parë duken madje pa zgjidhje”, pohoi Papa.
Kjo shpjegon se pse, “në epokën moderne, teologjia është tërhequr në fusha të gjera e kryesisht në fushën e historisë, më qëllim që këtu të tregon seriozitetin e vet shkencor”. Por nëse “teologjia tërhiqet e konsiderohet krejtësisht si diçka që i përket së kaluarës, sot e lë fenë në errësirë”.
“Në një fazë të dytë vëmendja kemi praktikën, për të treguar se si teologjia, në lidhje me psikologjinë e sociologjinë, është një shkencë e dobishme që na jep udhëzime konkrete për jetën. Edhe kjo është e rëndësishme, por nëse themeli i teologjisë, që është feja, jeton vetëm e vetëm me huazime të shkencave njerëzore, atëherë praktika apo përvoja zbrazët dhe mbetët pa themel”. Këto udhë, pra, nuk janë të mjaftueshme. Megjithëse janë të dobishme e të rëndësishme, e ato do ishin “dredhi, nëse mbetet pa përgjigje pyetja e vërtetë e themelore e njeriut. E kjo pyetje jehon kështu: a është e vërtetë ajo në çka ne besojmë apo jo?
Në teologji pra, është në lojë çështja që ka të bëjë me të vërtetën’; ajo është themeli i saj i mbramë dhe çështja thelbësore. Një shprehje e Tertulianin mund të na ndihmojë të bëjmë një hap para; ai shkruan se Krishti nuk tha: Unë jam butësi, por: Unë jam e vërteta”.
Papa tërhoqi vëmendjen të ruhemi nga ajo kulturë moderne e “despotizmit të arsyes, që bëhet gjykatës suprem i çdo gjëje”, një rrezik ky që përshkon çdo epokë, siç na kujton edhe shën Bonaventura më 1200.
“Arsyeja eksperimentale – shpjegon Papa më fjalimin e tij të sotëm ‘lectio magistralis’ mbajtur paradite – sot shfaqet si formë e vetme e racionalitetit të deklaruar shkencor. Ajo që shkencërisht nuk mund të verifikohet e të vërtetohet apo të falsifikohet bie apo del jashtë fushës shkencore”. Me pak fjalë përjashtohet nga shkenca.
Papa nuk e dënon aspak metodën shkencore, madje e njeh dhe pranon që “me këtë janë realizuar vepra madhështore”, dhe vë në pah se “askush nuk do ta vë seriozisht në dyshim” se ajo duhet “të jetë e drejtë dhe e domosdoshme në fushën e njohurive të natyrës e të ligjeve të saj”. “Megjithëkëtë ekziston – vëren Papa – një kufizim në përdorimin e arsyes:
“Zoti nuk është objekt i eksperimentimeve njerëzore. Ai është Subjekt e shfaqet vetëm në marrëdhënie të njeriut me njeriun: e kjo është pjesë thelbësore e personit”.
Në këtë perspektivë, tha Papa “Bonaventura vënë theksin në një përdorim të dytë të arsyes, që vlen për sferën “personale”, për çështjet e mëdha të vetë të qenurit njerëz.
“Dashuria don të njoh më mirë atë që dashuron. Dashuria, dashuria e vërtetë, nuk na bënë të verbër, por ndihmon që të shohim me sy”. Pjesë edhe vet saj është etja për njohuri, për njohurinë e vërtetë e të tjetrit”.
Në mbyllje të fjalimit të tij, Papa vuri theksin mbi “madhështinë e sfidës që është në vet natyrën e teologjisë. E është pikërisht kjo sfidë për të cilën njeriu sot ka nevojë, sepse ajo na shtyn të hapim arsyen tonë duke pyetur mbi të vërtetën, mbi Zotin dhe dashurinë me Tij”.
“Për këtë një teologji autentike sot është kaq e rëndësishme. Feja e drejtë e orienton arsyen të hapet ndaj hyjnores, në mënyrë që ajo, e udhëhequr nga dashuria për të vërtetë, të mund të njoh Zotin më nga afër”.







All the contents on this site are copyrighted ©.