2011-06-30 17:41:24

SHBA-së me strategji të re kundër terrorizmit brenda e jashtë vendit


SHBA të janë zotuar se do e ndjekin "shkatërrimin e plotë" të Al Kaidës, ndërsa në strategjinë e saj kundër terrorizmit përqendrohet për të luftuar terrorizmin në rritje edhe brenda vet territorit amerikan. Strategjia e re amerikane bëhet publike në 10 vjetorin e nisjes së luftës së udhëhequr nga amerikanët kundër terrorit, propozuar nga ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër kullave binjake në Nju Jorku e sulmeve tjera në Uashington e në Pensilvani. Këshilltari kryesor i Presidentit Barak Obama, Xhon Brenan, tha se ndërmarrja e re është pragmatike dhe jo ideologjike kundër terrorizmit, që e formalizon nismën e administratës amerikane prej janarit të vitit 2009. Ai pohoi se strategjia e re është zhvilluar pasi Forcat Speciale amerikane e vranë Osama bin Laden më 2 majin e kaluar në Pakistan, e që reflekton "ndryshimet e jashtëzakonshme politike" që kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Brenan u shpreh kështu në Shkollën Xhon Hopkins për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Uashington.







All the contents on this site are copyrighted ©.