2011-06-30 17:33:48

Në Shqipëri zbatimi i ligjeve, i dobët, progresi në reforma i ngadaltë


Transparency International Albania publikon monitorimin mbi progresin në luftën ndaj korrupsionit ne Shqiperi. Zbatimi i ligjit në të gjitha pushtetet lë shumë për të dëshiruar kurse korrupsioni mbetet ende problem. Ky ishte konstatimi kryesor i raportit vjetor që Transparency International of Albania publikoi sot paradite. Raporti kishte të bënte me vlerësimin e progresit të bërë në luftën ndaj korrupsionit në tre pushtetet: atë gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ. Transparency International Albania ka dalë në përfundimin se "progresi në reforma është i ngadaltë dhe zbatimi i ligjeve është i dobët". "Në Shqipëri mungon vullneti politik për të sjellë ndryshime pozitive. Në administratën publike meritokracia nuk është kriter kryesor. Konkurset për pranime në administrate janë fiktive, ka riciklime të shpeshta të nëpunësve. Mjetet e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit mbeten të pashfrytëzuara", thekson më tej raporti.







All the contents on this site are copyrighted ©.