2011-06-29 17:26:13

Jemen: 50 të vdekur në jug në ndeshje mes ushtrisë e al Kajdës


Pesëdhjetë ushtarë, mes tyre edhe një kolonel, janë vra në ndeshje mes ushtrisë jemenite e luftëtarëve të Al Kajdës në jug të Jemenit, në Al-Wahda afër qytetin Zinjibar, kryeset i provincës Abyane, kështjellë e rrjetit terrorist në jug të Jemenit. Në ndeshje kanë vdekur edhe 17 luftëtarë të Al Kajdës. Kështu njoftojnë burimet ushtarake. Gjithnjë në njëjtën zonë një sulm ajror i forcave jemenite ka shkaktuar vdekjen e katër civilëve e 12 të tjerë ka plagosur. Karvani i goditur nga sulmet ajrore pat lënë qytetin Zinjibar e shtonte drejt Adenit. Të plagosurit janë dërguar në spitale të Adenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.