2011-06-28 14:22:44

Papa emëron kardinalin Angjelo Skola, kryeipeshkëv të Milanos


Benedikti XVI pranoi dorëheqjen e kardinalit Dionigji Tetamanci nga detyra e udhëheqjes së kryedioqezës së Milanos e në vend të tij, emëroi si kryeipeshkëv metropolit të selisë ambroziane, kardinalin Angjelo Skola. Nesër, prelati do të marrë palion nga duart e Papës, në Solemnitetin e shën Pjetrit e të shën Palit. Kardinal Tetamanci është larguar nga detyra për shkak të plotësimit të moshës. Deri tani, kardinali Skola ka qenë Patrik i Venedikut.








All the contents on this site are copyrighted ©.