2011-06-27 08:18:54

Të Lumët e rinj janë dëshmitarë të ndritshëm të Ungjillit


Gjashtë të lumturit e ri të shpallur në Gjermani e në Itali në festën liturgjike të Corpus Domini – Korpit të Krishtit u quajtën nga Papa Benedikti XVI “dëshmitarë të ndritshëm të Ungjillit”. “Të dashur vëllezër e motra, edhe sot kam gëzimin të njoftoi – tha Papa pas lutjes së Engjëllit të Tënzot në Vatikan – të shpalli disa të lumtur të ri. Dje, në Hamburg, ku qenë vra prej nazistëve më 1943, janë shpall të lumtur Johannes Prassek, Eduard Muller e Hermann Lange. Sot, në Milano, është shpall i lum don Stefano Morazzone, famullitar shembullor në Lekeze mes XVIII e XIX shekull: atë Clemente Vismara, misionar heroik i PIME në Birmani, Enrichetta Alfieri, suora della Carità, i quajtur engjëlli i burgut të Milano San Vittore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.