2011-06-27 05:53:17

Pas gati 100 vjetësh, kthehet në Shën Pjetërburg procesioni i Corpus Domini-t


Një ngjarje historike: sot, në rrugën “Perspektiva Nevskij” të Shën Pjetërburgut, bashkësia katolike u mblodh në procesion për festën e Korpit e të Gjakut të Krishtit. Nuk ndodhte që nga viti 1918. Administrata e qytetit rus pranoi kërkesën e besimtarëve katolikë, të cilët shkuan pas të Shenjtnueshmit Sakrament në rrugën që quhet edhe “e tolerancës fetare”, pasi këtu ndodhen kishat kryesore të bashkësive të krishtera: ortodokse, katolike, luterane dhe armene. Të dëgjojmë kryeipeshkvin e dioqezës moskovite të Nënës së Zotit, imzot Paolo Peci, i cili kryesoi procesionin:
Është sigurisht diçka e bukur, sepse kështu, edhe qyteti e njohu dhe e pranoi këtë gjest liturgjik shumë të rëndësishëm për Kishën Katolike. Jeta dhe aktivitetet e bashkësisë katolike të Shën Pjetërburgut janë vërtet të gjalla dhe të shumëllojshme. Vërejmë sidomos rritjen e pjekurisë në fe e si rrjedhojë, edhe të aftësisë së besimtarëve për ta dëshmuar fenë në qytet.







All the contents on this site are copyrighted ©.