2011-06-24 19:07:43

Vietnam: imzot Gjireli vë theksin mbi rëndësinë e ungjillëzimit në kishat e Veriut.


“T’u përngjasim martirëve e të ungjillëzojmë” – kjo është thirrja kryesore, që nunci apostolik imzot Leopold Gjireli, u bëri këto ditë të krishterëve, pas vizitës në veri të vendit. Gjeti bashkësi të vogla, por plot gjallëri, që i përcjellin Vietnamit mesazhin e pajtimit, i cili buron drejtpërdrejt nga gjaku i martirëve, i derdhur pikërisht për t’i sjellë paqen këtyre trojeve të martirizuara. E nunci, gjatë Meshës, kremtuar në dioqezën e Bac Ningh, nënvizoi me forcë se shumë vietnamezë u bënë të krishterë, pikërisht falë martirizimit. Gjaku i martirëve - pohoi prelati - nuk kërkon hakmarrje, por falje e pajtim.







All the contents on this site are copyrighted ©.