2011-06-24 18:44:13

Pakistan: dyshimet e të krishterëve për arrestimin e parë, lidhur me vrasjen e Shahbaz Bhatit.


(24.06.2011 RV)Duket shumë e çuditshme që, pas një heshtjeje të gjatë, policia pakistaneze vendosi të arrestojë njeriun, i cili ka punuar për më se 10 vjet me radhë përkrah Shahbaz Bhatit, sepse, sipas hetuesëve, kishte inate personale kundër tij. I pyetur nga Agjencia AziaNjuz, ipeshkvi i Islamabadit, imzot Rufin Entoni, nuk e fsheh habinë, por edhe pakënaqësinë e tij, për fajësimin e Hafiz Nazar Muhamediut, arrestuar më 19 qershorin e kaluar, deri tani i vetmi i akuzuar si autor i vrasjes së ministrit për pakicat fetare.Po këtë shqetësim shprehin edhe shumë lider pakistanezë. Sipas tyre, akuzat kundër bashkëpunëtorit të ngushtë të të vrarit, lënë shumë për të dëshiruar, sepse krejt të paqarta. Me sa duket, grupi islamik Teheek-e-Taliban Pakistan, i cili e pranoi publikisht autorësinë e vrasjes, është përjashtuar fare nga hetimet, gjë që vijon të shkaktojë pakënaqësi të thellë në gjirin e bashkësisë katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.