Indonezi: presidenti akuzohet për heshtje, lidhur me luftën kundër dhunës, që ushtrohet
mbi të krishterët.
Në Indonezi, nga viti 2006, kishat katolike janë sulmuar 200 herë, por presidenti
Yudhoyono hesht, kur është fjala për të mbrojtur pakicat e krishtera. E pohon këtë
organizata bamirëse “Ndihmë për Kishën që vuan”, duke nënvizuar se vetëm gjatë pesë
muajve të vitit në vijim, janë vërtetuar 14 sulme kundër kishave të krishtera. Gjatë
gjithë 2010-tës, 46. Po presidenti i vendit fle, prandaj, me sa duket, nuk i dëgjon
krismat e armëve, që shkrehen mbi të krishterët e kishat e tyre, ndoshta edhe sepse
është në krye të një popullsie, 86% e së cilës është myslimane, ndërsa katolike, vetëm
3%. Të krishterët pohojnë se nuk kanë frikë, sepse e ndjejnë veten qytetarë me të
drejta të plota në këtë vend, që është edhe vendi i tyre. Por me të drejtë, kërkojnë
një ideologji më pluralise, në një vend që nuk ka fe shteti.