Në Shqipëri kandidati demokrat, Lulzim Basha ka ruajtur avantazhin me 71 vota, ndaj
kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës edhe pas numërimit të 7 njësive
të bashkive të kryeqytetit. Dje pasdite KQZ numëroi fletët e hedhur në kutitë e gabuara
që i përkasin KZAZ 51 në njësinë 7 ku rezultuan në total 43 fletë të hedhura në kutit
të tjera për kryebashkiakun ku 20 ishin për kandidatin demokrat Basha dhe 23 për kandidatin
socialist Edi Rama. KQZ do të vijojë me numërimin e votave të kontestuara gjatë
ditës së sotme në orën 10 me kutitë e njësisë nr 8 KZAZ 52 dhe njësinë nr.9 KZAZ 53.
Përfaqësuesit e selisë rozë kanë vijuar edhe kësaj radhe me pretendimet e tyre për
kodin e pestë të sigurisë por çdo situatë është zgjidhur aty për aty nga ndërhyrja
e juristëve të KQZ së që i kanë dhënë përgjigje çdo dyshimi që kishin përfaqësuesit
socialistë.