Më 22 qershor kalendari kishtar përkujton shën Tomas More, martir
Shën Tomas More, lindi më 1478 e vdiq në vitin 1535. Kancelar i mbretit e humanist
i mprehtë, në familje e në politikë shprehi një sintezë të rrallë sensibiliteti njerëzor
e të urtisë kristiane. Gjoni Fisher e Tomas More qenë personalitete të shquara të
Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII pas divorcit të tij me gruan,
pati filluar procesi i ndarjes së Kishës së Anglisë nga Kisha e Romës. Vdiqën martirë
duke dëshmuar së bashku vlerën e pazgjidhshmërisë së kurorës së martesës dhe unitetin
e Kishës.
Thonë se të gjitha shpendët e Chelseat (në atë kohë periferi e Londrës)
u ulën për të shuar urinë në kopshtin e tij të qetë. Një tregues për popullaritetin
e emrit të mirë si njeri i qetë dhe mikpritës. Tomas More , bir i një magjistrati
( gjyqtari), bëhet avokat i njohur, administrator i drejtësisë në City (Qytet), anëtar
i Parlamentit. Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e një djalë; me vdekjen e saj,
martohet për së dyti me Alice Middleton.
Në Oxford ka mësuar dashurinë për
klasikët e vjetër dhe këtë e ndan bashkë me Erazmin e Rotterdamit, mik i shpeshtë
në shtëpinë e tij. E shkruan jetën e humanistit italian Giovanni Pico della Mirandola;
po do të jetë më i njohur (famshëm) dialogu i tij ‘Utopija’, mbi planin e një shoqërie
ideale, të qeverisur nga drejtësia e nga liria. Është humanist që bartë grathore,
që bën pendesë, që studion Etërit e Kishës dhe e jeton fenë e krishterë me vendosmëri,
bindje e gëzim. Kur Martin Luteri fillon betejën e tij kundër Romës, mbreti Enriku
VIII i Anglisë shkruan një traktat në mbrojtje të doktrinës katolike mbi Sakramentet,
duke marrë lëvdatat e papës Leonit X e akuzat e Luterit. Këtyre u përgjigjet Tomas
More, të cilin mbreti Enriku VIII e vlerëson për kulturën e për integritetin e tij.
Shpesh këshillohet me të, i beson misione të rëndësishme jashtë mbretërie. E në vitin
1529 e emëron Lord Kancelar, në krye të urdhrit gjyqësor. Një vend shumë i lartë por
edhe i rrezikshëm. Në realitet jemi në krizën e njohur: Enriku e mohon dhe largon
Katerinën d’Aragona ( gruaja e pastaj vejusha e vëllait të vet Arturit), e martohen
me Anna Bolena, e pastaj arrijnë ta ndajë nga Roma Kishën angleze, kryetar të vetëm
të së cilës shpall vetveten. Për Tomas More, besnikëria kërkon sinqeritetin absolutë
me mbretin: edhe nëse kjo i kushton pezmatimin e hidhërimin e tij, ai nuk gënjen për
asnjë arsye . E kështu edhe vepron. Feja e krishterë ia ndalon të pranojë divorcin
dhe epërsinë e mbretit në çështje të fesë. E mendon, e thotë, e humb vendin e karrierës
dhe lejon të dënohet me vdekje pa u lëkundur, pa u përkulur, pa bërë kompromise mbi
vlera e bindje.
Inkurajon familjarët që e vizitojnë në burg në Kullën e Londrës
e shkruan gjëra të bukura në gjuhën latine një miku të tij italian që jeton në Londër,
tregtarit të Lukës (Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, më shumë se çdo besnikëri
e gëzim…Krishti e ruajt shëndosh familjen tënde”. Bonvisi i dërgon në burg ushqim
e një veshje të re për ditën e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnë ta veshë). Para
vendit të ekzekutimit, Tomas More është i përzemërt me vrasin që do t’i priste kokën,
të cilin e fton ta kryejë shpejt punën që i është besuar, prerjen e kokës.
Urm
“Deklaroi se vdiste si nënshtetas besnik ndaj mbretit, por në rend të parë e mbi të
gjitha besnik ndaj Zotit”. 15 ditë para asaj dite, për të njëjtat arsye, qe ekzekutuar
edhe miku i tij John Fisher, ipeshkëv i Rochesterit, i cili do të kanonizohet së bashku
me Tomas More nga Papa Piu XI në vitin 1931. E Kisha i përkujton të dy në një ditë
të përbashkët.