Lindje e Mesme: ipeshkvijtë të shqetësuar, Siria mund të bëhet një tjetër Irak
Patrikët dhe ipeshkvijtë e Kishave të Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut janë
thellësisht të shqetësuar për atë mund të ndodhë akoma në Vendet e tyre, mes tjerash
për shkak se revolucioni, aty ku ka filluar e aty ku ka qenë, i ka lënë hapësirë perspektivave
të paqarta. Të panjohurat e të papriturat më të rënda, siç tha imzot Antoine Audo,
ipeshkëv i Aleppos së Kaldejëve, kanë të bëjë me Sirinë. “Ne ipeshkvijtë e Sirisë
kemi frikë, sepse është real rreziku të bëhemi si Iraku – pohon prelati gjatë një
takimi në Bashkinë e Venedikut, ku patriku Angjelo Scola i shoqëroi pjesëmarrësit
e nderuar pranë Komitetit shkencor të Oasis, që po zhvillohet në këtë qytet. Ajo e
Sirisë së sotme është çështje shumë e ndërlikuar, sepse, që pesëdhjetë vjet jemi në
një regjim ushtarak, të kushtëzuar nga ideologjia e socializmit sovjetik e kështu
gjendemi para një ndryshimi rrënjësor, prandaj duhet ditur të dialogohet e nuk është
fare e lehtë të bëhet ky dialog më të vërtetë e mbi të vërtetën. Pikërisht dorëheqja
nga dhuna, është problemi ynë kryesor i sotëm. Prandaj shpresoj që Shteti sirian
– përfundoi – të di ti bëjë reformat duke folur të vërtetën e ndërtuar mbi të vërtetën.
E shpresojë që ndihma e Vendeve tjera, si Egjipti e Tunizia me përvojën e tyre, të
na japin dorën për të dal e shpëtuar në paqe nga situata aktuale”. I shqetësuar
është edhe kardinali Antonios Naguib, patrik i Aleksandrisë së Egjiptit. “Nuk kam
pritur se do të dëgjoja më nga Islami zyrtar i botës sunite, siç ndodhi në orët e
fundit, deklarata që duan një Kushtetutë që të garanton një shoqëri civile e demokratike
e ti përket një grupi fetar, i çfarëdo rryme qoftë ai. Sot shihen shumë re të zeza,
po megjithatë shpresa nuk mungon në një të ardhme më të mirë”. Më optimist kryeipeshkvi
i Algjerit, imzot Bader Ghaleb Mmoussa. “Cka do që të ndodhë, viti 2011 do të mbetët
në historinë e Afrikës së veriut e të Lindjes së Mesme si vit i kthesës, sepse as
Afria veriore e as Lindja e Mesme nuk do të jenë më si më parë. Këtyre ditëve kemi
diskutuar e shkëmbyer opinione të ndryshme mbi këto territore, duke u pajtuar të gjithë
se sfida që na pret është ajo e së ardhmes që duhet shkruar pas kësaj kthese”. Të
rënda janë akuzat e kryeipeshkvit të Tunizit, imzot Maroun Lahham ndaj Italisë dhe
Evropës. “Racizmi është një fjalë e fortë; por pa dyshim, në Itali ekzistojnë paragjykime
ndaj qytetarëve të Afrikës veriore. Këtyre ditëve flitet shumë për ne: në mënyrë pozitive
për tranzicionin demokratik, më pak pozitive për fenomenin e emigracionit, që është
njëri ndër pasojat. Fenomeni duhet shikuar e lexuar në perspektivën njerëzore duke
shpresuar që ky tranzicion të sjell rezultate të mira, sepse vërtetë do të ishte hera
e parë që një Vend arabo-mysliman, duke mbetur i tillë qind për qind, do të kishte
një regjim demokratik, që shpresojmë të na ndihmojë të hapim një horizont të ri, si
për sa i këtë pranisë e po kështu edhe për punën e Kishës në Tunizi”.