2011-06-21 16:32:29

Gjendja e të krishterëve dhe e Kishave në Lindjen e Mesme, në mbledhjen e R.O.A.C.O.-s


Nga data e sotme deri më 24 qershor zhvillohet në Vatikan Asambleja e 84-t e Mbledhjes se Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore (R.O.A.C.O.). Janë patriku kopto-katolik, kardinali Antonios Naguib dhe Patriku i sapozgjedhur maronit Bekara Butros Raji, ata që do të ofrojnë një panoramë mbi gjendjen aktuale të të krishterëve në Lindjen e Mesme e do të orientojnë vendimet e Agjencive të ndryshme bamirëse në mbështetje të Kishave të Lindjes e të Tokës Shenjte dhe të impenjimit të tyre në favor të paqes. Protagonist i diskutimeve është pa dyshim, edhe Sinodi për Lindjen e Mesme, që u zhvillua në tetor 2010 në Vatikan.
Në takim marrin pjesë përfaqësues të 20 agjencive katolike, ardhur nga 10 vende perëndimore. Kujtojmë se R.O.A.C.O. është organizëm i themeluar në vitin 1968 nga Kongregata për Kishat Lindore. Në të bëjnë pjesë agjenci, që mbështesin Kishat e Lindjes në të gjitha përmasat e jetës së tyre, nga kulti te kleri, nga formimi baritor te institucionet edukative e shkollore dhe te asistenca shoqëroro-shëndetësore. R.O.A.C.O. kryesohet nga Prefekti i Kongregatës, kardinali Leonardo Sandri.







All the contents on this site are copyrighted ©.