2011-06-20 17:13:00

Në Tunizi proces kundër presidentit Ben Ali


Filloi në kryeqytetin e Tunizisë procesi kundër ish-presidentit Zine el-Abidine Ben Ali dhe rrethit të tij, që duhet të përgjigjen për 93 akuza. Pesë avokatët e Ben Aliut, i cili strehohet në Arabinë Saudite që nga 14 janari, kërkuan shtyrjen e seancës për të pasur më tepër kohë në dispozicion për mbrojtjen. Pas ikjes së ish-presidentit, në pallatin e tij u gjetën miliona dollarë, xhevahire, armë e drogë.







All the contents on this site are copyrighted ©.