2011-06-20 12:29:57

Ministrat e Jashtëm të BE-së trajtojë për Ballkanin


Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian organizon sot në Luksemburg Forumin për Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Forumi diskuton edhe për situatën në Shqipëri, veçanërisht për zgjedhjet lokale të 8 Majit, që është ndjekur nga afër, për Kosovën, Serbinë e tjera.
Në këtë takim merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Baroneshës Catherine Ashton.
Bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor është ndër temat kryesore që diskutohen në këtë Forum.







All the contents on this site are copyrighted ©.