2011-06-20 14:38:59

Java evropiane e Historisë fetare mbi Krishterimin në lindje të Perandorisë Romake


Përhapja e Krishterimit në lindje të Perandorisë Romake, deri në detin e Kinës: kjo do të jetë tema e Javës së 33-të evropiane e Historisë fetare, promovuar nga fondacioni ambrozian Pali VI, njofton agjencia katolike Sir. Ngjarja, organizuar së bashku nga Universiteti katolik dhe rajoni Lombardia, do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 shtator në Varese pranë Viles Cagnola di Gazzada. Kanë filluar edhe regjistrimet për pjesëmarrje. “Përhapja e Ungjillit në lindje të Perandorisë Romake – shpjegojnë organizatorët – qysh në lashtësi në Azi ka bërë të lindin forma të ndryshme të Krishterimit autokton, në një ballafaqim të drejtpërdrejt me tradita e shumta fetare”. Java kushtuar historisë, vijojnë organizatorët, “paraqet një pasuri me përmbajtje të çmueshme edhe në këndvështrimin e formimit për vetëdijesim të hapur ndaj dialogut mes realiteteve antropologjike e fetare të ndryshme, që sot i duhet atij njeriu që dëshiron të jetojë në realitetin e ndërlikuar të një bote të globalizuar”.
Në program, që mund të konsultohet në faqe të internetit, parashikohen ligjërata mbi krishterimin antiokenë, siro-maronitë e mbi konfrontimin e tyre me fenë islame. Do të trajtohet edhe tema e persekutimit të të krishterëve në Kurdistan e në Armeni.
Ndër relatorët, përmendim pjesëmarrjen e Christian Hannick, nga Universiteti i Wurzburgut të Gjermanisë, të mons. Louis Sako, kryeipeshkëv i Kerkukut të Kaljdevëve në Irak, të libanezit Samir Kahlil Samir, nga Bejruti, dhe Jose Kochuparampil, nga shteti indian I Keralas.







All the contents on this site are copyrighted ©.