2011-06-20 14:38:49

Dita Botërore e Rinisë: më 23 qershor në Madrid, koncerti i fundit solidar


Do të përfundojë më 23 qershor cikli i koncerteve solidare DBR-Fundaciòn Excelentia. Nisma, njofton Agjencia Sir, nisi në shtatorin e kaluar, për ta bërë të njohur në mbarë Botën, Ditën e Rinisë të Madridit, më 2011, por edhe për të kontribuar në financimin e Fondit të solidaritetit, duke u krijuar të rinjve të vendeve më pak të pasura, mundësinë të marrin pjesë në Ditën e tyre. Koncerti përfundimtar, që do të shfaqet në Auditorium-in kombëtar të Madridit, ka një program të pasur me muzikë kishtare të kompozitorëve Mozart, Bah e Hëndel. Do të interpretojë orkestra Royal Ensemble, me pjesëmarrjen e Exelentia Coral Academy – kor me 50 zëra, krijuar nga Fundaciòn Excelentia si dhe kori i Jorkam, Orkestra e të rinjve dhe Kori i bashkësisë së Madridit. Drejtues do të jetë Stefphen Layton, drejtor i Orkestrës Simfonike të Londrës. Besohet se do të jetë një sukses i padiskutueshëm. E kjo, mbi bazën e suksesit që patën koncertet gjatë gjithë ciklit. U shfrytëzua forca e jashtëzakonshme tërheqëse e kryeveprave të pavdekshme të muzikës klasike, për ta bërë të njohur kudo Ditën Botërore të Rinisë. E kjo, sepse iu fol botës me gjuhën universale të muzikës, që e kuptojnë të gjithë.







All the contents on this site are copyrighted ©.