2011-06-18 10:24:12

Vatikan:nga 4 korriku një ekspozitë e madhe kremton 60 vjetorin e meshtarisë së Papës


Të premten u paraqit në Romë ekspozita me titull “Shkëlqimi i së vërtetës, bukuria e bamirësisë”, homazh i 60 artistëve për Benediktin XVI në 60-vjetorin e meshtarisë (29.6.1951), që bie më 29 qershor.Ekspozita mund të vizitohet në hyrje të Sallës Pali VI në Vatikan nga 4 korriku deri më 4 shtator e do të përurohet nga vetë Papa më 4 korrik.
Kujtojmë se Ati i Shenjtë Racinger u takua me artistët më 21 nëntor 2009 në Kapelën Sikstine. E tani është arti, që shkon të takojë Papën. Në ekspozitë bëjnë pjesë 60 vepra të kategorive të ndryshme artistike, duke filluar nga piktura tek skulptura, nga arkitektura tek muzika, nga letërsia tek kinemaja. Nisma është e Këshillit Papnor për Kulturën më në krye kardinalin Ravasi.







All the contents on this site are copyrighted ©.