2011-06-18 11:36:41

Në Libi, imzot Martineli vëren “një dëshirë të sinqertë për dialog”


Vikari i Tripolit, imzot Gjovani Inoçenco Martineli deklaroi këto ditë për agjensinë e Vatikanit, Fides se në Libi ekziston një dëshirë e sinqertë për dialog e për paqe. Deklarata u bë menjëherë pas takimit me drejtuesin e “Islamic Call Society”, një organizëm i promovuar nga lideri libian Muhamar Gedafi. Imzot Martineli theksoi se koloneli mund të pranojë ndërmjetësimin e Selisë së Shenjtë, nëse është e nevojshme. Sipas burimeve lokale, regjimi është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me forcat e NATO-s, nëse këto ndërpresin bombardimet.







All the contents on this site are copyrighted ©.