2011-06-18 11:30:06

Mons. Gaenswein: Papa gjatë kësaj vere do të punojë në librin kushtuar Jezusit


“Po, Ati i Shenjtë vijon të shkruaj librin e tij mbi Jezusin e Nazaretit”. Kështu tha sekretari i veçantë i Papës Benediktit XVI, mons. Goerg Gaenwein, në mbarim të një kremtimi mbajtur në Universitetin Katolikë ‘Sacro Cuore’, duke përgjigjur në pyetje lidhur me vëllimin e tretë të librit të Papës kushtuar Jezusit të Nazaretit. Mons. Gaenswein shtoi se “gjatë verës në Kastel Gandolfo, Benedikti XVI do të vijojë punën e tij në përpilimin e tekstit.
Ati i Shenjtë do të transferohet në rezidencën papnore në Kastel Gandolfo, 33 km në jug të Romës, më 5 korrikun e ardhshëm. Aty do të qëndrojë deri në mbarim të shtatorit, me një ndërprerje nga 18-21 gusht për udhëtimin apostolik në Madrid me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Gjithnjë në shtator më datën 11 Papa do të vizitojë qytetin Ankona në detin adriatik, me rastin e mbylljes së Kongresit Eukaristik Kombëtar Italian. Më vonë, nga 22 deri më 25 shtator Papa Racinger do të vizitojë Gjermaninë, në udhëtimin e tretë të tij, pas vizitës në Këln në gusht të vitit 2005, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë së atij viti, dhe në Bavari në shtator të 2006.
Benedikti XVI filloi të shkruante librin më 2003, e pastaj në prill të vitit 2005 u zgjodh Papë, e që atëherë Ati i Shenjtë ka përfituar tërë kohën e lirë për të kompletuar veprën që kishte për zemër prej kohësh t’ia kushtonte Mësuesit Hyjnor, Jezusit të Nazaretit, “real e historik” e siç pohoi vet Papa, Krishti është figurë “historikisht i arsyeshëm e bindës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.