2011-06-18 11:36:53

Kryeipeshkvi i Damaskut: “Reformat s’mund të bëhen me dhunë”


“Siria po pëson një sulm të jashtëzakonshëm të brendshëm e të jashtëm. Rruga e reformave nuk është e lehtë, kërkon kohë e, pavarësisht nga kjo, shumica e popullsisë është me presidentin Asad. Nuk duam që dhuna të vendosë për reformat”. Kështu deklaron për agjensinë katolike Sir, kryeipeshkvi siro-katolik i Damaskut, imzot Elias Tabe, në kundërshtim të plotë me ç’raportojnë mediat ndërkombëtare e aktivistët, të cilët kritikojnë ashpër shtypjen e revoltave me dhunë nga regjimi dhe ikjen e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre. “Duam evolucion e jo revolucion – thekson kryeipeshkvi – jemi për ndryshime, kur ato kanë si qëllim formimin e një shteti laik, në kërkim të së mirës së përbashkët, të barazisë, të së drejtës e të mohimit të dhunës për arritjen e objektivave. Ne urojmë një rrugë demokratike për të mos rënë në fondamentalizëm. Siria do të arrijë të bëjë reformat e nevojshme, pa presionin ndërkombëtar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.