Në Siri protestat shtrihen gati në të gjitha qytetet.
Sipas Tv, 4 manifestues janë vra, po lajmi nuk është konfirmuar. Sipas burimeve,
dy manifestues janë vra në Dajar al Zor, në rajonin lindor të Eufratit, e dy tjerë
në Harasta, në periferi të Damaskut. Behët fjalë për dy zona me shumicë suite. Një
numër i papërcaktuar mirë është plagosur nga shtënat e forcave siriane të sigurisë
me armë zjarri për shpërndarjen e manifestimeve kundër regjimit në kryeqytet e në
vende tjera të Sirisë. Kështu njofton Vëzhguesi kombëtar për të drejtat e njeriut
në Siri (Ondus), i cili pohon për viktima në Banias, veri-perëndim të vendit, teatër
sot i manifestimeve të reja që u shpërndan me armë zjarri nga forcat e sigurisë. Protestat
kundër regjimit janë zhvilluar sot gati në të gjitha lokalitetet e Sirisë e në disa
zona forcat ushtarake kanë shtie me armë zjarri kundër manifestuesve. Kështu njoftojnë
aktivistet Dale Hussein e Malat Aumran (pseudonim) që transmetojnë në Twitter, ashtu
edhe faqja e monitorimit Rassd e tv panarabë al Zhazira. Manifestuesit kanë bërë
thirrje të reja për protesta kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, pas kryerjes
së lutjeve islame të kësaj së premte. Ndërkohë në Turqi, në provincën Hataj ku
janë përgatitur 5 kampe, strehohen gati 10 mijë refugjatë sirianë. Sipas OKB-së,
që nga fillimi i revoltës në Siri kanë vdekur së paku 1200 persona.