2011-06-17 18:08:26

Arabia Saudite: gratë drejtojnë automjetet e sfidojnë mbretin Abdullah


Nëse dikush do ti ndalte, do të rrezikonin burgun, sepse në Arabinë Saudite, drejtimi i automjetit nga femrat ndalohet me ligj. Por pas shumë vitesh heshtje, gratë saudite kanë vendosur të ngrenë zërin dhe pas ditësh mobilizim në internet, kanë vendosur t’i hipin makinës duke sfiduar kështu urdhrin e mbretit Abdullah. Rregullat e kësaj proteste të veçantë janë të thjeshta, asnjë vend i saktë për tu mbledhur por çdo grua mund t’i japë makinës ku të dojë dhe të mundet. Fushata e pagëzuar me emrin "Women2drive", premton të vazhdojë deri sa sovrani i vendit të heqë dispozitën që pengon femrat të drejtojnë automjetin.







All the contents on this site are copyrighted ©.