2011-06-16 16:05:47

Në Vatikan dialogu shkencë-politikë mbi përdorimin e qelizave të rritura staminale


Kisha, edhe në fushën e mjekësisë e të shkencës, nuk ka ndërmend të thotë vetëm “jo” mbi praktikat që kundërshtojnë etikën e krishterë, por edhe të jap “orientimet pozitive”, posaçërisht kur është fjala për t’u “përgjigjur kërkesës për ndihmë që vjen nga njerëzit e sëmurë”. Kështu e ilustroi, Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Gianfranco Ravasi, kuvendin ndërkombëtar në fushën e arritjeve më të reja në temën e kërkimeve mbi qelizat staminale të rritura dhe përdorimin e tyre, që do të mbahet në nëntorin e ardhshëm në Vatikan.
“Ajo e mjekësisë (medicinës) rigjallëruese apo ripërtëritëse – tha kardinali Ravasi gjatë takimit me gazetarë në sallën e shtypit të Vatikanit – është një degë shumë dinamike e shkencës, e si gjithmonë kur përshkohen fusha të reja, gjendemi para implikimeve etike e filozofike. Ngjarja do të jenë fushën e një përhapje të ‘lartë’ për publikun: prandaj nuk është një kuvend kërkimesh shkencore në kuptimin e ngushtë të fjalës, por një moment në të cilin do të ftohen edhe njerëz të politikës, ipeshkvij, mjekë në mënyrë që të mund të njihet kjo fushë e rëndësishme e kërkimeve shkencore”.
Synimi, shpjegoi atë Tomasz Trafny, drejtor i departamentit “Shkenca e feja” pranë Këshillit Papnor për Kulturën, është të paraqitet “gjendja e artit të kërkimit shkencor mbi qelizat staminale të rritura, aplikimet klinike që në disa raste që tani kanë sjell rezultate të mira tek pacientët, pra u bëjnë mirë të sëmurëve, si dhe për të ilustruar e diskutuar disa probleme e sfida që lindin në horizontin e gjerë të ndërveprimit ndërmjet kërkimeve shkencore e kulturës, e që mund të kenë ndikim të rëndësishëm e domethënës mbi të ardhmen e njeriut”. Për këtë arsye ftesa për të marrë pjesë i është drejtuar edhe ministrave të shëndetësisë së Vendeve të interesuara.
Në themel ekziston prej kohësh mbështetja që Kisha jep në fushën e kërkimeve shkencore mbi qelizat staminale të rritura, që nuk implikojnë pra shkatërrimin e embrioneve. Kuvendi shkencor, me titull “Qelizat staminale të rritura: shkenca dhe e ardhmja e njeriut dhe e kulturës”, do të zhvillohet në Sallën e re të Sinodit në Vatikan nga data 9-11 nëntorin e ardhshëm. Në këtë organizim bashkëpunojnë Këshilli Papnor për Veprimtarët e Shëndetësisë, Akademia Papnore për Jetën, por edhe firma biofarmaceutike amerikane, NeoStem Inc., president e delegat i së cilës është Robin L. Smith. Përveç se do të flitet për arritjet e vazhdueshme në fushën e kërkimeve dhe të aplikimeve shkencore, do të tregohet se si feja e shkenca mund të jenë partnerë të mirë. Qëllimi i promotorëve, mes tjerash, vërejti atë Tranfy, “nuk është sfidimi i asnjë administrate qeveritare”, si ajo e presidentit Obama, që ka lejuar kërkimet mbi qelizat embrionale. Nuk besojmë që në qeveri ka njerëz të këqij që duan të godasin jetën – shtoi -, Problemi është se nuk janë mjekët ata që vlerësojnë, gjykojnë e marrin vendime, por shpesh ka ndikime të jashtme. Nga këtu vjen ftesa jonë drejtuar ministrave të Shëndetësisë, për të bërë të kuptohet se sot kërkimi mbi qelizat staminale të rritura ka sjell rezultate të mira që tashmë pacientet përfitojnë, përveç tjerash, jo vetëm pa probleme etike por edhe me probleme më të vogla edhe në nivelin e mjekësisë, për sa i përket pasojave degjeneruese e mospranimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.