2011-06-16 13:51:49

Nismë për përhapjen e leximit të Biblës në të gjitha gjuhët


Përkthimi i Biblës në të gjitha gjuhës e botës dhe familjarizimi me të përmes meditimin që njihet si ‘lectio divina’ : këto janë dy synimet që ka ndërmarrë Federata Biblike Katolike e ripohuar para Papës Benediktit XVI, në mbarim të audiencës së përgjithshme të ditës së djeshme që u mbajt në Vatikan.
“Në pragun e asamblesë së jashtëzakonshme që do të ripërtërij statutet, detyrat dhe postet - informon gazeta l’Osservatore Romano’ - anëtarët e organizmit që mbledh të gjitha institucionet katolike të angazhuara në botë në veprimtarinë baritore biblike, deshën t’i dorëzonin Papës aktet e kongresit të fundit ndërkombëtar mbi Shkrimin Shenjtë – Biblën në jetën dhe misionin e Kishës me temë: “Dëgjo, përgjigju, jeto!”. Kujtojmë se Federata Biblike Katolike është organizëm ndërkombëtar themeluar më 1969 nga papa Pali VI sipas udhëzimeve të Koncilit të Dytë të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.