2011-06-16 16:03:33

I dërguari rus në Tripoli: opozita nuk do vdekjen e Gedafit


Pritet në Tripoli përfaqësuesi i veçantë për Afrikën i presidentit rus, Dmitrij Medvjedjev. Mikhail Margelov do të takohet me disa eksponentë të regjimit libian për të diskutuar mënyrën e zgjidhjes së krizës në vazhdim. Në fillim të muajit, ai u takua me kryengritësit në Bengazi. Sipas Margelovit, opozita libiane mund ta lejojë Muhamar Gedafin të qëndrojë në vend si qytetar i thjeshtë, por ai duhet të heqë dorë nga politika. Gjithsesi, i dërguari rus është i vetëdijshëm se bisedimet nuk do të jenë të lehta.







All the contents on this site are copyrighted ©.