2011-06-14 15:38:00

Paraqitja e ekspozitës: “Shkëlqimi i së vërtetës, bukuria e dashurisë –homazh i artistëve Papës Benediktit XVI me rastin e 60 vjetorit të shugurimit të tij meshtarak”


Të premten më 17 qershor në ora 11.30 në Sallën Gjon Pali II pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet konferenca e shtypit e prezantimit të ekspozitës “Shkëlqimi i së vërtetës, bukuria e dashurisë homazh i artistëve ndaj Papës Benediktit XVI me rastin e 60 vjetorit të shugurimit të tij meshtarak”, ekspozitë që do të hapet në tremen e Sallës së Palit VI në Vatikan e do të përurohet personalisht nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI më 4 korrikun e ardhshëm. Ekspozita, organizohet nga Këshilli Papnor për Kulturën, e do t’u paraqitet gazetarëve të premten më 17 korrik, nga presidenti i dikasterit Vatikanas kardinali Gianfranco Ravasi, e nga përgjegjësi i departamentit “Arti e feja”, imzot Pasquale Iacobone.







All the contents on this site are copyrighted ©.