2011-06-14 15:55:17

Papa: katekistët të mësojnë katekizmin e fesë pa interpretime personale. Besnikëria ndaj Kishës duke pas parasysh kontekstin, moshën e kulturën.


Benedikti VI hapi në Lateran kuvendin dioqezan të Romës duke ftuar çdo të pagëzuar të kumtojë Ungjillin.
Në këtë moment historik çdo besimtarë i pagëzuar është i thirrur të kumtojë Ungjillin. Ky kumtim “duhet të jehojë përsëri në rajonin e traditës së lashtë të krishterë”. Askush nuk përjashtohet nga kjo detyrë themelore që Papa Benedikti XVI ia besoi të gjithë anëtarëve të Kishës e posaçërisht besimtarëve të Romës. Këtë e bëri mbrëmë më 13 qershor në bazilikën romake të shën Gjonit në Lateran.
“Ungjillëzimi – tha Papa Racinger – na bënë të ditur se Zoti është afër: Zoti na është dëftuar”. Është treguar në mishërimin e Krishtit, ku i zbulon njeriut fytyrën e vet të vërtetë.
“Katekizmi është vepër kishtare e si e tillë është e nevojshme që katekistët, mësuesit e doktrinës së fesë ta mësojnë, transmetojnë e dëshmojnë fenë e Kishës e interpretimin e tyre”. Kështu Papa Benedikti XVI u tërhoqi vëmendje dje në mbrëmje në ndërhyrjen e tij në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, ku përuroi punimet e Kuvendin kishtar që mbyll vitin baritor të dioqezës së Romës. Një vërejtje e Papës kjo e shoqëruar me një thirrje: “Besnikëria ndaj fesë së Kishës, që pastaj duhet të gërshetohet me një ‘krijimtari katekistike’ që ka parasysh kontekstin, kulturën dhe moshën e atyre, të cilëve u drejtohet mësimi i të vërtetave të fesë, pra, katekizmi”.
Benedikti XVI kujtoi se “pikërisht për këtë edhe është realizuar Katekizmi i Kishës Katolike, i cili idealisht këtë mbrëmje iu dorëzohet të gjithë ju, katekist e prindër, në mënyrë që Kisha e Romës të mund të angazhohet me gëzimin e përtërirë në edukimin e fesë.
Struktura e katekizmit vjen nga përvoja e katekumenatit të Kishës së shekujve të parë e merr elementet themelore që e ndihmojnë njeriun të bëhet i krishterë, e këto elemente janë: feja, Sakramentet, urdhërimet e Tënzot, lutja Ati Ynë”, tha Papa. “Për të gjithë këtë – shtoi Ati i Shenjtë Racinger – është i nevojshëm edukimi i heshtjes, i brendësisë së shpirtit”.
Papa nënvizoi se, edhe në Romë, ashtu si kudo në botë, “janë shumë ata njerëz që ende nuk e kanë takuar Zotin: atyre – tha Benedikti XVI – u drejtohet vëmendja e veçantë baritore e Kishës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.