2011-06-14 14:03:28

Don Jeton Thaçi: shqiptarë kanë nderim e devocion të veçantë për shëna Ndoun e Padovës


Nderimi e devocioni i shqiptarëve për shëna Ndoun e Padovës. Dje më 13 qershor në festën e Shën Antonit të Padovës, me qindra shqiptarë nga diaspora evropiane shtegtuan pranë varrit të Shenjtit të mrekullive në shenjtëroren e tij në Padova për t’iu lutur Zotit me ndërmjetësimin e këtij ndërmjetësuesi e pajtori qiellor. Kështu edhe besimtarë katolikë shqiptarë dje iu bashkuan mijëra e mijëra besimtarëve tjerë në Padova, për të nderuar shëna Ndoun dhe për t’i kërkuar Zotit përmes tij ndihmë për nevojat e veta shpirtërore e njerëzore.Kujtojmë se me ardhjen e Françeskanëve në Shqipëri më 1249, filloi dhe u përhapë edhe nderimi e devocioni i shëna Ndout të Padovës ndër shqiptarë. Këtë e dëshmon edhe shenjtërorja e tij në Laç të Shqipërisë e më vonë në Gjakovë të Kosovës. Mbi shtegtimin e besimtarëve shqiptarë në shenjtëroren e shëna Ndout në Padova me rastin festës së tij liturgjike, të dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit meshtarin shqiptar nga famullia e Gllaviçicës me prejardhja nga fshati Dugajevë (Klinë), që studion në Venedik dom Jeton Thaçin.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.