2011-06-13 15:46:57

Papa: takoi sot krerët e dikastereve të Kuries Romake.


Në një komunikatë të shkurtër të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë informon që sot në “ora 10.00 paradite, në Sallën Bolonja të Pallatit Apostolik të Vatikanit, Ati i Shenjtë Benedikti XVI ka kryesuar një mbledhje të Krerët e Kongregatave të Kuries Romake”. Eshtë fjala për një mbledhje që mbahet periodikisht nën udhëheqjen e Papës e shërben për koordinimin e aktivitetit të Kuries Romake e në të njëjtën kohë për programimin e punës baritore në muajt e ardhshëm. Ndër temat e rendit të ditës është gjendja e brendshme në disa kongregata rregulltare.







All the contents on this site are copyrighted ©.